Kultura

Festivali  i muzikës baroke ‘troket’ në Korçë, artistët dhurojnë emocione! Suprizon flautistja italiane

4 Korrik 2021, 16:37| Përditesimi: 4 Korrik 2021, 16:50

  • Share

Festivali ndërkombëtar i muzikës baroke trokiti në qytetin e Korçës me edicionin e tij të tetë.

Artistë të mirënjohur vendas dhe flautistja italiane Valeria Desideri, teksa performuan në klaviçembal, violinë e violinçel dhuruan për publikun emocion nën panoramën elegante të barokut.

Jo rastësisht festivali i muzikës baroke u mbajt në Muzeun Arkeologjik të Korçës, një trashëgimi kulturore kombëtare që lidhet ngushtësisht me synimet e këtij festivali.

“Korça është një destinacion dhe ne vijmë çdo vit duke sjellë instrumentist nga e gjithë bota”, tha themeluesi i festivalit, Jusuf Beshiri.

“Është shumë e rëndësishme për të identifikuar jo vetëm këto vende, por edhe për ti zbuluar publikut muzikën e vjetër baroke. Kemi sjellë muzikë baroke Italiane dhe për të ndarë për publikun ndjeshmërinë e kësaj periudhe”, tregoi violonçelisti, Arben Skënderi.

Ky organizim i muzikës së vjetër VOX BAROQUE i kushtohet tërësisht repertorit barok duke kërkuar gjithmonë qasje të reja të kësaj muzike elitare.

Tingujt e muzikës klasike çdo vit po tërheqin interesin e  artdashësve korçarë, por edhe turistëve, të cilët mbrëmë shijuan performancat e mrekullueshme te artistëve. Ky rrugëtim muzikor veç tingujve dhe elegancës muzikore promovon më së miri vlerat e trashëgimisë kulturore.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lui: 04/07/2021 18:17

    Surprizon flautistja italiane? Pse çfarë bëri? Mos i ra gjë flautit pa e prekur fare?! Dhe sa për kulturë gjuhësore, quhet violonçel, jo violinçel.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?