Erma Mici, Artistja debutuese me e mire, per Fest'61

Festivali i Këngës, juria profesioniste dhe e medies, dorëzojnë çmimin e parë, Erma Mici, vajza e stilistit të njohur, shpallet artistja debutuese më e mirë

22 Dhjetor 2022, 21:53| Përditesimi: 22 Dhjetor 2022, 22:10

  • Share

Në natën e katërt dhe finale të edicionit të 61-të të Festivalit të Këngës, juria e medies dhe ajo profesioniste duke vlerësuar me pikët nga 1 deri në 10 kanë shpallur artistin debutues më të mirë,  këngëtaren Erma Mici, me "Kozmosi i dashurisë", poezinë e të cilës artistja e re e ka shkruar vetë.

Kënga është  kompozim i saj dhe i Andi Lazaj. Artistja pas vlerësimit e ka shprehur mirënjohjen ndaj familjes për mbështetjen, si dhe bashkëpunëtorit të saj Andi Lazaj.  Ky ishte çmimi i parë që u dha gjatë kësaj finaleje dhe u dorëzua nga përfaqësuesja e Bashkisë Tiranë Anuela Ristani.

Erma, është vajza e stilistit të njohur të modës, Altin Micit.

Ora 00:12
Kandidate për në Eurosong, Gala befason të atin Robert Aliajn në Festivalin e RTSH, e fton të këndojnë shqip këngën e tij "Dy gjysma molle"

Gala, vajza e Robert Aliaj, ishte një nga të ftuarat speciale në finalen e Festivalit të Këngës. Ndonëse me temperaturë të lartë, artistja e re që po korr sukses në skenat ndërkombëtare, zgjodhi të jetë e pranishme në skenën e Pallatit të Kongreseve, në këtë ngjarje muzikore, pjesë e të cilës ka qenë edhe i ati artist.
Këngëtarja e re pasi interpretoi këngën "Contagious", performoi me të atin, këngën "Dy gjysma molle" të kënduar nga Robert Aliaj.  Një duet ky siç thotë artisti, i paplanifikuar.
17-vjeçarja Gala, është kandidatja më e re në edicionin e 67-të të Këngës në Eurovizion. Ajo konkurron për një vend në Liverpool, në 14 janar  në Paleis 12 në Eén bashkë me 6 këngëtarë të tjerë.
 

Ora 23:36
"Motit", Rovena Dilo fiton çmimin e karrierës në Festivalin e RTSH-së me këngën që shkroi vetë, Ciko për fituesin e Eurosong: Publiku është në provë!

Këngëtarja Rovena Dilo është fituesja e çmimit të Karrierës, në këtë edicion të 61 të Festivalit të Këngës. Ky çmim jepet për ata artistë që kanë kontriubuar për më shumë se dy dekada në muzikën shqiptare. Dilo u vlerësua për këngën "Motit", tekstin e të cilës e ka shkruar vet. Ndërsa vlerësimi u dorëzua nga muzikanti Zhani Ciko, po ashtu anëtar i jurisë, i cili shprehu dhe mendimin e tij sa i përket risisë së këtij viti, që krahas çmimit të parë të Jurisë, do të jetë publiku që do të vendos përmes sms-ve, këngëtarin përfaqësues për në Eurosong.


"Unë mendoj se është një zgjidhje, koha do të tregojë se sa do të vazhdojë. Është një përgjegjësi për publikun. Nëse juria bën vlerësim për për performancën, edhe publiku do të ndiejë peshën e merr përgjegjësinë e përfaqësimit. Pra publiku është në provë!", thotë Ciko
 

Ora 22:31
Momenti i sikletshëm, Olta Daku pyet Arbana Osmanin për veshjen, moderatorja zbulon çmimin marramendës


Ndonëse kostoja e Festalit të Këngës, në këtë edicion të 61-të u zgjodh të mos bëhet e ditur nga stafi organizativ gjatë prezantimit për medien, pavarësisht pyetjes së Report tv,  moderatorja Arbana Osmani, njëherazi drejtore artistike e ngjarjes muzikore, sqaron se veshja e saj e kushtueshme përgjatë 4 netëve, nuk është pjesë e buxhetit. 
E pyetur nga aktorja Olta Dako, lidhur me çmimin e fustanit të të sotëm Osmani u përgjigj:


"Veshja nuk është pjesë e buxhetit, është e sponsorizuar, dhe ka kushtuar 18 mijë euro.  Kjo, sepse jemi në FestivaL", iu përgjigj Osmani aktores.

 
Kujtojmë se lidhur me buxhetin e Festivalit të Këngës, sicc u bë me dije në prezantimin për mediet nga stafi, do të jetë i ndarë nga kostot e Eurovizionit. 
 

Ora 22:22
Festivali i RTSH rikthen pas 25 vitesh Mirush Kabashin. Aktori në skenë me vargjet për demokracinë, flet për problemet me shëndetin: Ja ç'mendova kur shkruajtën se nuk jetoja më

Pas mesazhit të ndjerë, të aktores Margarita Xhepa, kundër dhunës së grave, përmes interpretimit të monologut të përgatitur nga regjisorja Driada Dervishi, Festivali i Këngës në natën e saj të katërt dhe përmbyllëse të këtij edicioni të 61, rikthen në skenë pas 25 vitesh aktorin Mirush Kabashi. I vlerësuar edhe jashtë vendit, për interpretimin e tij magjik të Apologjisë së Sokratit, Mjeshtri i Madh i Skenës, vjen me një mesazh për aktualitetin. E gjen frymëzimin tek vargjet e mikut të tij, Pano Taccit, që mungon fizikisht prej një dekade "Ah moj demokraci". 


"Kam 20 vjet që e kam bërë këtë zgjedhje, fill pasi e ka shkruar Pano, që sivjet ka 10 -vjetorin e vdekjes, unë u dashurova me këtë poezi, që sot përkon edhe me problematikat që ne kemi. Është kjo një mënyrë për të bërë një meditim për problemet që kemi. Me këtë entuziazëm ,me këtë poezi", thotë aktori.

Flet edhe për problemet e tij shëndetëosre, që ka kaluar pak vite më parë, e që e kanë bërë të mendojë edhe më të keqen. E pyetur nga moderatorja Arbana Osmani, aktori rrëfen se në kapërcimin e këtyre problemeve, dashuria e publikut, vlerësimi i tyre ka qenë një inkurajim i madh. 
Osmani i kujton aktorit edhe lapsusin e medies që në një moment shkruan se ai është ndarë nga jeta. 


"Nuk e di nëse ishte një lapsus, por unë pata kënqësinë të mendoj për atë që do lë pas. Dhe ajo që do lë pas është kënaqësia më e madhe që do i lë vetes dhe familjes time, është emri im i mirë", rrëfen Kabashi. 
 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?