Kajak ne Valbone

Festivali i Kajakëve në lumin e Valbonës, 80 pjesëmarrës nga vende evropiane (FOTO)

28 Prill, 14:43| Përditesimi: 28 Prill, 14:50

  • Share

Sporti i kajakut në lumenjtë e ndryshëm në Shqipëri po tërheq vëmendjen e turistëve vendas e të huaj.

Ky sport ujor mblodhi këtë fundjavë një numër të lartë të pasionuarish vendas dhe nga shtete të ndryshme të Evropës, të cilët lundruan me kajak në lumin e Valbonës.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga Festivali i Kajakëve, që u zhvillua në 26-28 prill në lumin e Valbonës.

“Festivali i Kajakëve në Lumin e Valbonës ka mbledhur rreth 80 pjesëmarrës në Tropojë për 3 ditë 26-28 Prill me pjesëmarrje nga Shqipëria, Kosova, Italia, Bullgaria, Austria dhe Gjermania”, tha Rama.

Përveç pjesëmarrjes në gara sportive me kajakë, ky festival shërben edhe për promovimin e turizmit në Luginën e Valbonës.

Lugina e Valbonës është zona turistike më e vizituar në rrethin e Tropojës, madje nga më të vizituarat në Alpet shqiptare pas luginës së Thethit.

Kaltërsia e Valbonës është si e asnjë lumi tjetër. Teksa udhëton, kaltërsia e lumit të magjeps, ndërkohë në të dy krahët ngrihen malet e larta.

Çdo vit numri i vizitorëve vendas dhe të huaj ka pësuar rritje në Luginën e Valbonës, të cilët njihen edhe me bukuritë naty

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ermond Cara: 28/04/2024 14:53

    Ne nga Mati u themi kaike ketyre barkave të vogla! Le te flasim Shqip!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?