Festivali i fëmijëve, gjirokastritja rrëmben çmimin e parë! Fituesja: Këngën ia dedikoj qenit që ka ngordhur

7 Korrik 2023, 19:57| Përditesimi: 7 Korrik 2023, 20:22

  • Share

Vajza Gjirokastrite Nikol Çabeli rrëmbeu çmimin e parë të edicionit 61 të Festivalit të Këngës për Fëmijë në Shkodër. Kënga me titullin ‘COCO IM’ ishte më pëlqyera nga fëmijët.

“Ja dedikoj këngën Cocos (qenit) që ka ngordhur. Edhe e prisja edhe nuk e prisja çmimin e parë. Është hera e parë që marr pjesë”, tha Nikol çabeli, fituese e festivalit.

Tekstshkruesja e këngës Eriona Rushiti, tregon se kënga është shfaqje e dashurisë ndaj kafshëve.

“Të punosh me fëmijët është gjeja më e bukur, më kthen në botën e tyre… mendova ta përjetësoja qenin tim”, tha ajo.

Një çmim i veçantë që u dha në këtë edicion ishte ai i "Kujtim Alisë", mjeshtrit që i dha prej shumë vitesh aq shumë festivaleve për fëmijë.

Drejtori i festivalit, shprehet mjaft entuziast për këngët pjesmarrëse, ndërsa ftoi kompozitorët për edicione të tjera…

“Kemi lënë fëmijët që të zgjedhin këngën fituese, kjo formë është që nga festivali 45. Do ti rrimë kësaj formule, besoj që është më e mira. I kënaqur me këngët që kanë ardhur këtë vit, kanë ruajtur dhe traditën. Ftoj kompozitorët që të sjellin këngë”, tha Ermir Zoga, Drejtor i Festivalit.

Festivali i Këngës për Fëmijë në Shkodër ka nxjerrë ndër vite emra të njohur të skenës duke i dhënë këtij aktiviteti një vend të rëndësishëm në ecurinë e artit në Shqipëri.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?