Festivali ‘Divani Lunxhiot’ mbledh 30 grupe folklorike në Dhoksat! Organizatori i eventit: Kënga, traditë ndër breza

13 Gusht 2023, 18:35| Përditesimi: 13 Gusht 2023, 18:43

  • Share

Për dy net, grupe folklorike nga Shqipëria dhe trojet, u bënë bashkë në fshatin Dhoksat të Gjirokastrës në edicionin e nëntë të festivalit “Divani Lunxhot”.

30 ansamble dhe grupe popullore, prezantuan vlerat më të mira të folkut, etnografisë dhe traditës sonë popullore. Organizatori këtij eventi kulturor, Koço Vasili tregon edhe me tepër detaje mbi këtë event kulturor.

“Nga vit në vit ka ardhur duk u bërë më mirë. Do marrin pjesë 30 grupe. Kemi dhe nga rajoni”, tregoi Koço Vasili.

“Ne këngën e kemi pasur traditë nga prindërit tanë. Është shumë gjë e mirë që organizohen këto festa dhe shpresojmë ti vazhdojmë”, tha një pjesëmarrës.

Nga ana tjetër vetë artistët pjesëmarrës kanë vlerësuar këtë festival, që u shoqërua edhe me panairin e kulinarisë dhe artizanatit.

“Jemi grupi i Zagorisë. Është gjë e bukur që të organizohen ën këto fshtara të thela. Kanë humbur jeta  e përditshme dhe të paktëm i japin gjallëri”, tha një pjesmarrse. 

“Unë kam mish qengji të pjekur keci, dhallë, bogaçe. I tërheqin turistët”, tregoi banore e zonës. 

“Kam gatuar gjërat tradicionale të krahinës. Organizimi është shumë i mirë. Jemi fshat i zgjedhur një nga 100 fshatrat turistikë. Këtu na vijnë përditë shumë turistë”, tha një tjetër.

Krahas vlerave artistike dhe traditave të krahinës së Lunxhërisë, ky aktivitet promovon edhe zhvillimin e turizmit në zonë.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?