Festimet për Vitin e Ri sjellin lëvizje të mëdha të automjeteve! Radhë kilometrike trafiku në rrugën Laç-Fushë Krujë, qindra makina të bllokuara (VIDEO)

2 Janar 2023, 17:21| Përditesimi: 2 Janar 2023, 17:31

  • Share

Në aksin rrugor Laç-Fushë Krujë mbrëmjen e sotme janë krijuar radhë kilometrike të automjeteve. Për shkak festave të Vitit të Ri, ka pasur një fluks të lartë të lëvizjeve të cilat kanë sjellë qindra makina të bllokuara në aksin rrugor, Laç Fushë Krujë.

Mjetet të cilat po lëvizin në mbikalimin e Laçit kanë me orë të tëra në trafik dhe kanë mundur të përshkojnë shumë pak kilometra rrugë.

Kujtojmë se rruga Laç Fushë Krujë është edhe aks kombëtar rrugor, duke bërë që edhe gjatë periudhave të ndryshme të vitit të ketë trafik të rënduar automjetesh.

Ora 18:49
Festimet për Vitin e Ri sjellin radhë kilometrike të automjeteve në Elbasan! Policia kontrolle në terren (VIDEO)

 

Qytetarët janë duke u kthyer në shtëpitë e tyre pas pushimeve për festat e fundvitit. Si pasojë në Elbasan është shkaktuar një  rradhë kilometrike të automjeteve. Policia rruge së bashku me Shqiponjat ndodhen në terren për normalizimin e situatës.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • eri: 02/01/2023 18:24

    ajo rruge gjithmon ashtu esht nga fushkruja ne borizane me tmar frika me u nis

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?