Festimet në familjet korçare në vigjilje të Pashkës Ortodokse, gati vezët e kuqe (VIDEO)

16 Prill 2020, 17:05| Përditesimi: 16 Prill 2020, 17:32

  • Share

Situata nga koronavirusi ka ndryshuar dhe ritet fetare si dhe kremtimet, pasi këtë vit pashkët do të festohen ndryshe. Por pavarësisht situatës së vështirë familjet korçare vijojnë të bëjnë përgatitjet e pashkëve.

Andromaqi Samari është një amvisë korçare e cila sot herët në mëngjes ka filluar përgatitjen e vezëve të kuqe.

Pashka është një nga festat më të rëndësishme e cila çdo vit në qytetin e Korçës ka kulmuar me festime madhështore dhe pjesëmarrjen e mijra njerëzve.

Këtë vit ashtu si asnjëherë tjeter kjo Pashkë e ka gjetur Korçën të zbrazet.

Familjet ortodokse korçare kanë vendosur të kremtojnë këtë festë të shenjtë dite pas dite në banesat e tyre për shkak të situatës të krijuar në vend.

Andromaqi Samari është një amvisë korçare e cila sot herët në mëngjes ka filluar përgatitjen e vezëve të kuqe. Andromaqi tregon se ngjyra e kuqe simbolizon gjakun e Krishtit dhe se ajo gjithmone ka ndjekur traditën.

"Jam ngritur herët në mëngjes dhe kam marrë vezet që t'i përgatit me njgyrën që duhet, të kuqe, pasi ruaj traditën se është gjaku i Krishtit. Vezët më para i shpërndanim por këtë vit nuk i dërgojmë dot. Një nga vezet e ruajmë për vitin tjetër dhe vezën e vjetër e dërgojmë në kishë, por këtë vit se çojmë dot", tha Andromaqi Samari.

Kjo pashkë edhe në këtë familje do të festohet ndryshe, por megjithatë Andromaqi dhe familja e saj do të kremtojne ringjalljen e Krishtit brenda mureve të shtëpisë duke iu përshtatur situatës.

"Gjithmonë shkonim në kishë në 12 të natës, por këtë vit Korça shumë vakët. Më pare dilnim në Voskopojë në Dardhë por këtë vit do e bejmë në shtëpi. Do festojmë edhe pas 40 ditësh si pashkët tamam traditën nëse virusi ikën", tha Andromaqi Samari

Dita e së enjtes së madhe do të pasojë me të premten e zezë ku sërish besimtarët do të ndjekin traditën brenda shtëpisë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?