Festimet e 8 Marsit, përfshihet nga flakët taverna në Sarandë! U rrezikuan banesat (VIDEO)

9 Mars 2023, 08:56| Përditesimi: 9 Mars 2023, 10:24

  • Share

Një tavernë në Sarandë ka marrë flakë pas mesnatës, rreth orës 03:00 pas festimeve të 8 Marsit. Zjarri është vënë re në orën 3 të mëngjesit dhe menjëherë janë njoftuar zjarrfikëset, të cilët kanë izoluar zjarrin i cili rrezikonte të përhapej edhe në ambientet e banimit të godinës dhe më pas fikjen e zjarrit.

Policia bën me dije se zjarri dyshohet se është shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike në aspirator dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur pjesërisht pjesa e jashtme e lokalit në pronësi të shtetasit M. B", njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?