Angel Di Maria

Festë te Argjentina, Di Maria rikuperohet për Botërorin (Periudha)

13 Tetor 2022, 16:24| Përditesimi: 13 Tetor 2022, 16:26

  • Share

Angel Di Maria do qëndrojë jashtë fushave për 20 ditë, duke mos humbur Botërorin e Katarit me Argjentinën. TycSport në Amerikën Latine bën me dije se sulmuesi i Juventus do jetë gati për kombetaren dhe pas 20 ditësh do bashkohet me grupin, për të qenë në fazën finale. Ndeshja kundër Macabi Haifa dy ditë më parë rezultoi jo e duhura për 34 vjeçarin, që pësoi tërheqje muskulore në Champions League.

Juventus bën me dije se Di Maria do bashkohet me ekipin për ndeshjen me Inter, duke pasur tre javë në dispozicion para Botërorit. Vizitat e sotme mjekësore treguan dëmtimin e shkallës së ulët, me sulmuesin që ka marrë lajmin e mirë duke qenë se Botërori i Katarit do jetë eventi i tij i fundit me kombëtaren. Albiceleste ka në grup Meksikën, Poloninë dhe Arabinë Saudite.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?