Ilir Meta dhe fëmijët në Presidencë

Festë në Presidencë, Ilir Meta feston me fëmijët ‘1 Qershorin’: Meritojnë më shumë

11 Qershor 2022, 11:48| Përditesimi: 11 Qershor 2022, 11:49

  • Share

Presidenti Ilir Meta e ka mbushur Presidencën sot plot me fëmijë. Ai shkruan ën Facebook se ka pasur një ditë shumë të veçantë feste dhe gëzimi sot në Institucionin e Presidentit.

Ai ka pritur dhjetëra fëmijë “të mrekullueshëm që me çiltërsinë, energjinë pozitive dhe ëndrrat shumëngjyrëshe të frymëzojnë me shpresë për një të ardhme më të mirë që patjetër do të vijë”.

“I lumtur të ndanim, edhe pse me pak vonesë, urimet më të përzemërta për 1 Qershorin! Fëmijët e Shqipërisë meritojnë të rriten në paqe, lumturi dhe begati!”, shkruan Meta.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?