Foto ilustruese

Kronikë

Festë në Greqi, pritet fluks automjetesh në pikat kufitare, pala greke apel qytetarëve për të shmangur pritjen dhe radhët e gjata

15 Gusht 2021, 09:04| Përditesimi: 15 Gusht 2021, 09:05

  • Share

Ditën e sotme, mediat helene kanë bërë një njoftim në formë kërkese për automjetet që vendosin të kalojnë kufirin me Greqinë, të shpërndahen në të gjitha pikat kufitare me shtetet fqinj, për të shmangur fluksin në pikat e mëdha hyrëse.

Kjo sepse sot është festa e Shën Merisë dhe si pasojë pritet fluks automjetesh në pikat kufitare Greqi-Shqipëri.

Nga pika kufitare e Kakavijës, pala shqiptare ka bërë shpeshherë thirrje të vazhdueshme për të shfrytëzuar të gjithë orarin e vendosur të hyrje - daljeve përgjatë 24 orëve dhe kalimin e shtetasve edhe në pikat e tjera kufitare veç asaj të Kakavijës, me qëllim evitimin e radhëve të gjata në pikën më të madhe të kalimit të kufirit me shtetin grek.

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?