Foto ilustruese

Festë e ‘çmendur’ me kanabis dhe kokainë në Shkodër, në pranga i riu, nis hetimi edhe për dy të tjerë

15 Maj 2022, 13:20| Përditesimi: 15 Maj 2022, 13:21

  • Share

SHKODËR- Një festë e “çmendur” në fshatin Zus ku po shpërndahej kokainë dhe kanabis është zbuluar nga policia e Shkodrës.

Nga kjo festë është vënë në pranga një 19-vjeçar A.G banues në Shkodër, ndërsa ka nisur hetimi edhe për një 24-vjeçar S.H dhe një 27-vjeçar F.B, banues në Tiranë,

Si rezultat, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhjetëra doza kanabis dhe një sasi e vogël kokainë.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?