Festa në Moldavi

Festë deri në mesnatë, zbulohet programi i Kombëtares për ndeshjen me Ishujt Faroe

20 Nëntor 2023, 16:39| Përditesimi: 20 Nëntor 2023, 16:40

  • Share

Shqipëri - Ishujt Faroe do luhet sot më 20:45 në "Air Albania", për ndeshjen e fundit kualifikuese të Euro 2024 në grupin E. Tanimë të kualifikuar për në fazën finale të "Gjermani 2024", mbrëmja e sotme do jetë festive për 22 mijë shqiptarët në stadium.

Ndërkohë që është zbuluar edhe programi festiv i mbrëmjes së sotme. Gjithçka nis në orën 17:45 kur bëhet futja e tifozëve në stadium, duke vijuar më pas me koreografinë para ndeshjes.

Në pushimin mes pjesëve do ketë një performancë nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve, teksa pas ndeshjes do jetë e ftuar këngëtarja Juliana Pasha. Gjithashtu lojtarët do dalin në fushë për të përshëndetur tifozët.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Kombëtarja 'fal' Ishujt Faroe, vetëm 0-0 në 'Air Albania'! Tifozët spektakël në tribuna, Shqipëria e mbyll e para në grupin E


S.DH/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?