Festat e fundvitit rikthejnë emigrantët, fluks pasagjerësh në portin e Durrësit

24 Dhjetor 2021, 12:14| Përditesimi: 24 Dhjetor 2021, 12:24

  • Share

Festat e fundvitit në qytetit e Durrësit rikthejnë fluksin e pasagjerëve në portin e tij. Akoma dhe më i lartë pritet të jetë fluksi në ditët e fundit të këtij viti dhe gjatë javës së parë që pritet të arrijë kulmin. Drejtori i APD, Pirro Vëngu u shpreh për Report Tv në lidhje me fluksin e fundvitit se masat e marra nga APD mbeten të njëjtat. 

‘Fundjava që po vjen konsiderohet si piku në hyrje, për shkak edhe të nisjes së festive zyrtare në vendet ku bashkëatdhetarët tanë jetojnë dhe punojnë. Masat shtesë për përballimin e fluksit kanë hyrë në fuqi më datë 15 dhjetor dhe do të jenë në fuqi deri më 15 janar 2021, në koordinim me instancat shëndetësore dhe ato detare.’- tha Vëngu.

Përsa i përket shifrave gjatë javës së fundit, janë kryer 32 lundrime, me një total prej 14.330  pasagjerë, prej të cilëve 10.548 prej tyre kanë hyrë dhe 3782 pasagjerë kanë dalë nëpërmjet Portit të Durrësit. Në total total kanë hyrë 5493 automjete gjë që ndikon edhe në qarkullimin e automjeteve në qytetin e Durrësit.

Pasagjerët u shprehën se gjithnjë duan të rikthehen për të kaluar festat e fundvitit me familjarët e tyre duke uruar një vit të ri sa më të mbarë për të gjithë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?