Festat e fundvitit në ‘Opera’, galaja ‘Verdiane’ mbush skenën me emocione! Solistët e repertori u pritën me ovacione nga publiku

29 Dhjetor 2022, 16:23| Përditesimi: 29 Dhjetor 2022, 16:37

  • Share

Pragu i Festave të Fundvitit e gjen publikun e “Operas”, “Duke pritur Verdin”.

Mbrëmjen e së martës, salla është plot, e mes spektatorëve, gjenden krahas figurave të tjera publike edhe presidenti Bajram Begaj me familjen. Sinfonia verdiane “Forca e fatit”, nën dirigjimin e Jacopo Siparit, ngre siparin e një repertori të pasur, ku vëmendja qëndrore është tek veprat e kompozitorit të Rilindjes Italiane…

Pjesë të tjera nga “Hirushja” e Rossinit apo Lucia di Lammermoor e Donizzetit, i japin mbrëmjes larmishmëri, me vokalin e solistëve më të spikatur të “Operas”, korit dhe orkestrës.

Në skenë tri breza të artistëve të “Operas” dhurojnë emocione, nga të rinjtë si Denis Skura, tek Eva Golemi e Ylberi Gjini me ‘Toskën” e “Rigoletto-n” e pritur me ovacione.

Nga Italia fqinje rikthehet për këtë mbrëmje dhe tenori Samuele Simoncini, që rrëmben me interpretimin e tij drejt veprës së Puçinit “Nessun dorma”.

Në mbyllje të Galasë, ndërsa publiku kërkon mes duartrokitjesh edhe një tjetër performancë, artistët përshëndesin me “Brindisi-n” verdian.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?