Festat e fundvitit/ Lindita Nikolla pret në Kryesinë e Kuvendit gazetarë, operatorë dhe drejtues të medias

22 Dhjetor 2021, 17:12| Përditesimi: 22 Dhjetor 2021, 17:13

  • Share

TIRANË- Me rastin e festave të fundvitit, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla priti sot në Kryesinë e Kuvendit gazetarë, operatorë dhe drejtues të medias.

Nikolla shprehu falënderimet dhe mirënjohjen për kontributin e medias në transmetimin dhe transparencën e veprimtarive parlamentare, duke përballuar edhe vështirësitë e pandemisë, dhe u shpreh se Kuvendi do të vazhdojë të rrisë transparencën dhe aksesin e publikut, qytetarëve dhe të medias në veprimtarinë e Kuvendit, duke i vlerësuar gazetarët dhe mediat partnerë në shërbimin ndaj publikut dhe qytetarëve.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?