Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen teksa merr vaksinën kundër COVID-19

Bota

'Festa' e Von der Leyen për 100 milionë vaksinimet në BE, presidentja e KE merr dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19

15 Prill 2021, 14:43| Përditesimi: 15 Prill 2021, 14:48

  • Share

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen është vaksinuar kundër COVID-19.

Ajo e dha lajmin përmes një postimi në rrjetin e saj social Twitter, ajo u shpreh se është shumë e lumtur që mori dozën e saj të parë të vaksinës anti-COVID.

Presidentja e KE, tha se sa më shpejt do të vaksinohemi, aq më shpejt do të vëmë nën kontroll pandeminë.

Ajo shtoi se dërgesat e vaksinave në Bashkimin Evropian po përshpejtohen.

Ursula von der Leyen, mori vendimin të vaksinohej pikërisht sot, pasi dje ishte një ditë historike për Bashkimin Evropian sa i përket “luftës” me COVID-19, pasi arriti 100 milionë vaksinime.

“Pasi kaluam 100 milionë vaksinime në Bashkimin Evropian, jam shumë e lumtur që mora dozën e parë të vaksinës anti-COVID sot. Vaksinat do të shtojnë ritmin, pasi dërgesat në Bashkimin Evropian po përshpejtohen. Sa më shpejt të vaksinohemi, aq më shpejt do të vëmë nën kontroll pandeminë. Bashkë jemi më të fortë.”, shkruan në postim Ursul von der Leyen.

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?