‘Festa e ullirit’, panairi i prodhimeve vendase në Roskovec! Fermerët: Kostoja e prodhimit e lartë, mungon tregu i vajit

5 Nëntor 2022, 17:06| Përditesimi: 5 Nëntor 2022, 17:09

  • Share

Me një atmosferë festive, me këngë dhe valle është çelur për të gjashtin vit radhazi panairi “Festa e Ullirit”, pranë kishës 700 vjeçare të Shën Kollit, në Roskovec. Një kulturë bujqësore e kultivuar prej vitesh nga banorët e fshatrave Kurjan dhe Vlosh të Roskovecit, Festa tërhoqi vëmendjen e shumë vizitorëve vendas.

Fermerët e Roskovecit janë ndër prodhuesit kryesor të vajit të ullirit në vend, por problem për ta mbetet mungesa e tregut të shitjes dhe çmimi i ulët me të cilin kërkohet.

 “Të gjitha gjërat janë në rregull, por vaji i ullirit ka mbetur stoqe nëpër familje. Bëhet ‘Festa e ullirit’, por, po nuk u shit prodhimi kemi shumë vështirësi”, thotë një fermer.

“Kemi ullinj edhe vaj me bollëk, por, nuk kemi transport për ta tërhequr. Kemi dhe vajin e vjetshëm dhe nuk kemi ku ta çojmë, por nuk ka treg. Detyrohemi ta japim të paktën 8000 –9000 lekë të vjetra bodilen”, thotë një fermere.

“Ne e kemi problematikën vetëm për të shitur vajin, se nuk ka shumë treg. Familja më e pasur mund të ketë mbi 10 kuintal vaj në shpi”, shprehet një tjetër.

Domosdoshmeria e një pike grumbullimi është pohuar dhe nga vetë  kryetarja e bashkisë Majlinda Bufi , e cila është shprehur se po ndërmerret dhe një nismë për ndërtimin e një pike grumbullimi.

 “Këtë vit prodhimi është me shumicë dhe unë e njoh dhe problemin e fermerëve për gjetjen e një tregu, për shitjen e vajit të ullirit. Në këtë zonë janë mbjellë rreth 500 mijë rrënjë ullinj , te cilët janë në prodhim por fermerët qe kultivojnë këtë pemë janë shprehur te kënaqur  për prodhimin e saj te vajit te ullirit por sipas tyre mungon tregu i shijes se vajit. Do të kemi dhe prezantimin e një iniciative që Bashkia e Roskovecit ka filluar për prezantimin e një nisme që është bërë për ndërtimin e një pike grumbullimi këtu në Roskovec. Ka ardhur momenti i standardizimit për të dalë në treg”, thotë kryebashkiakja Bufi.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Meri: 05/11/2022 17:55

    Nuk tregtohet vaj me shishe plastike,nuk eshte higjenike,edhe ajo peshorja e aluminit nuk eshte as higjenike dhe as estetike .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?