Sociale

Festa e ullirit në Roskovec, fermerët: Nuk kemi treg për vajin, qeveria të na ndihmojë

30 Tetor 2021, 19:46| Përditesimi: 30 Tetor 2021, 19:52

  • Share

Banorët e fshatit Luar në Roskovec e kanë bazuar ekonominë familjare tek kultivimi i ullinjve. Me qëllim provimin e produkteve, u organizua këtë fundjave "Festa Ullirit”. Panairi ka tërhequr vëmendjen e shumë vizitorëve, të cilët u njohën jo vetëm me varietet e ullinjve por edhe me kulturën, traditën e zonës.

Pavarësisht se prodhimi është i bollshëm, fermerët shprehin shqetësim për mungesën e tregut sidomos për vajin e ullirit.

"Kam nga të gjitha llojet e varietetet, vitin e kaluar kam prodhuar 1 300 kuintal ullinj dhe mora rreth 20 ton vaji dhe rreth 400 kuintal  ulli e kam shitur kokërr. Shes vajin me 5 mijë lek (të vjetra) bidoni.

Ulliri autokton i Luarit është "kalinjote" dhe "Nicioti", kam vjel 100 kuintal në vit, por kemi pak problem me shitjen, me tregun. I kërkojmë qeverisë të na ndihmojë me tregun.

Shpresoj të marr 80- 100 kuintal ullinj dhe ky problem nuk është vetëm në Lauar por i gjithë fshatrave  që prodhojnë ullirin, kanë problem për të gjetur tregun e shitjes sidomos për vajin.

Sivjet kemi një problem vetëm për tregun, vaj është i virgjër, por nuk ka pika ku te grumbullohet vaji. Çmimi është i lirë 450 deri në 500 lek për litër", tha një tjetër fermer.

Zëvendësministri i Bujqësisë, Dhimo Kote shprehet se vaji i ullirit duhet të shkojë drejt industrializimit.

"Duhen pika grumbullimi,magazinimi dhe standartizimi për të dalë në treg, pra fermerët nuk mund ta mbajnë vajin në shtëpitë e tyre dhe pastaj  të dalin ta kërkojnë që fabrika apo punishtja e vajit të kthehet në një fabrikë qe bluan grurin dhe të marrë miellin. Ky produkt do të marrë vlera kur të përpunohet dhe ambalazhohet", tha Kote.

Ndërsa kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi tha se në këtë zonë është investuar për rrugën dhe sheshin.

"Është i gjashti vit që zhvillojmë festën lokale, festen e Ullirit  dhe sot eshte ne Luar. Shikoni vete se këtu kemi investimin e fundit  nga Fondi Shqiptar i zhvillimit  për këtë aktivitet, rrugën ,si dhe këtë  sheshin ku po zhvillohet  kjo feste,  për të treguar traditën, prodhimet me te mira që ka Roskoveci", tha Bufi. 

Sipërfaqet e mbjella me ullinj zënë rreth 30 % të territorit të Roskovecit, ku shumica prej tyre janë shekullorë. Ndërsa në fshatin Luar me 300 familje, numërohen rreth 20 mijë rrënjë ulliri.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Scutari: 02/11/2021 19:02

    Sa interesant janë biznesmenët shqiptarë?!! Kur përmbyten kërkojnë që qeveria ti kompensojë, kur bie tërmet kërkojnë t'i ndërtojnë, kur nuk u shitet prodhimi kërkojnë t'i ndihmojë... Ti thotë ndonjëri që jemi në kapitalizëm dhe ekonomi tregu!! Të prodhojnë produkte me standardet që kërkohen dhe t'a eksportojnë!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?