Festa e shqiptarëve në Londër

Festa e shqiptarëve në Londër për ditën e pavarësisë, Daily Mail: Bllokuan qarkullimin me makina që kushtojnë deri në 160 mijë paund (VIDEO)

29 Nëntor 2022, 14:38| Përditesimi: 29 Nëntor 2022, 14:52

  • Share

Daily Mail i ka kushtuar një artikull festës së shqiptarëve mbrëmjen e djeshme në Londër për festimet mbi 110 vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Në shkrimin e medias britanike bie në sy përqendimi në makinat e shtrenjta të shqiptarëve të cilët kanë bllokuar rrugët e Londrës duke krijuar një atmosferë fantastike festimesh.

“Pamjet video të shpërndara në internet tregojnë Audit, Range Rovers dhe Porsche 4x4 që të gjithë ndalojnë trafikun rreth Westminsterit ndërsa oficerët e Policisë Metropolitane përpiqen të lëvizin automjetet.

Në klipe të ndryshme, burra dhe gra mund të shihen duke valëvitur flamurin shqiptar ndërsa varen nga xhamat e makinave të tyre - duke përfshirë një Lamborghini Huracan ngjyrë vjollce dhe një Mercedes të klasës G, të cilat kushtojnë përkatësisht rreth 120,000 dhe 160,000 £”-shkruhet në artikull.

Gjatë festimeve pati fishekzjarrë të shumta të lëshuara nga shqiptarët. Ndërsa kjo gjë ka shfqur zemërim tek shoferët vendas të cilët e cilësuan këtë organizim si ‘egoist’ duke qenë se bllokonte qarkullimin.

Një prej përdoruesve të twitter-it shkroi: Shqiptarët në Londër që festonin Ditën e Pavarësisë, bllokuan me egoizëm sheshin Strand dhe Trafalgar, ndërsa njerëzit dilnin nga teatrot në orën 22:00.

Tema e shqiptarëve në Britani të Madhe është tepër e lakuar duke kujtuar këtu debatin që ka përfshirë vendin mbi numrin e emigrantëve të paligjshëm që mbërrijnë me varka nëpërmjet kanalit të ‘La Manshit’. Ka qenë ministrja e Brendshme, britanike, Suella Braverman ajo e cila ka etiketuar shumicën e emigrantëve shqiptarë si ‘kriminelë’. Kjo ka nxitur reagimin e madh nga ana e shqiptarëve në Britani të Madhe, të cilët organizuan edhe protestë të madhe në Londër, ku kërkuan që Braverman t’u kërkonte ndjesë.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 29/11/2022 23:54

    Tregojne origjinen prej varfanjaku qe kane patur.Dikur Xhaxhi lejonte vetem autobuzet, bicikletat e ndonje motor,kurse makines i hipnin vetem tre here ne jete:diten qe lindnin,diten qe martoheshin,dhe diten qe vdisnin,nje pjese e ketyre ishin me me fat se kishin mundesi te provonin cdo dite ose cdo jave si udhetohet maje gomarit,mushkes,apo karroces te terhequr nga kuajt,apo qete,e them /me fat/,se ne qytete nuk kishe mundesi per udhetaret e shkrete qe te shijonin te mirat e udhetimeve te tilla /bio/.Dhe tani qe zbuluan se bota perdor rrotat,nuk duan te mbeten pas.Taksirati i vendasve qe u duhet te durojne keta //nouveau-riche// qe shesin mend si gjelat maje plehut.

    Përgjigju
  • romeo: 29/11/2022 15:48

    Makinat i kane blere me "djersen e ballit", keshtu bie ne sy malokeria dhe kur na pergojojne na vjen keq,derra shpellare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?