Kronikë

Festa e Rroshnikut, panair me produkte ‘bio’ nga 13 fshatra të Beratit, fermerët: Të rregullohet rruga, të çojmë prodhime në treg

9 Shtator 2021, 14:38| Përditesimi: 9 Shtator 2021, 14:46

  • Share

Në një atmosferë festive, me muzike e recitime fëmijësh është organizuar edhe këtë vit panairi  me prodhimeve “bio” të zonës në fshatin turistik, Rroshnik të Beratit.

I njohur për kultivimin e fiqve, arrave dhe bajamet në panairin e Rroshnikut u ekspozuan produktet e 13 fshatrave të zonës. Fermerët kërkojnë ndihmën e  shtetit për përmirësimin  e infrastrukturës rrugore për nxjerrjen e produkteve në treg.  

“Ne si fshat i Rroshnikut, prodhojmë shumë fiq, kemi fiqtë tanë që kanë ardhur që në kohën e Turqisë e deri më sot. Kemi dhe rrush, vaj i ullirit, por fiqtë janë më kryesori që ne tregtojmë”, thotë një fermer.

“Kemi prodhime të zonës si dardhën, pjeshkën që janë bio, por edhe rrushin dhe fikun. Po na vret rruga, nuk kemi rrugë”, shprehet një tjetër.

Në panair nuk kanë munguar turistët vendas e të huaj , të cilët e cilësojnë festën një eksperiencë të paharrueshme.

"Ndihemi shumë të emocionuar që jemi në Festivalin e Beratit dhe ndihemi me fat që ndodhemi këtu sot. Me të vërtet po e shijojmë pasi njerëzit janë shumë të mirë këtu. Ne vijmë nga Gjermani për pushime dhe do të qëndrojmë për 8 ditë në Berat”, shprehet turistja.

“Është mrekullueshëm, njerëzit janë shumë të mirë. Berati është një qytet i bukur dhe jemi shumë të lumtur që ndodhemi këtu. Ne vijmë nga Gjermania dhe do të qëndrojmë për disa ditë”, thotë turisti tjetër.

Me rreth 4 mijë banorë, fshati turistik i Rroshnikut njihet për kultivimin e  pemëtarisë me rreth 70 hektarë të mbjellë me fiq, rrush, arra e bajame.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?