Festa e Grurit në Myzeqe, Balla: E rëndësishme të konsumojmë sa më shumë produktet shqiptare! Grumbulluesit të blejnë prodhimin vendas

24 Qershor 2023, 16:00| Përditesimi: 24 Qershor 2023, 16:36

  • Share

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe njëherësh Drejtuesi politik i qarkut Fier Taulant Balla ishte sot në “Festën e Grurit” në Pojan të Fierit, një traditë kjo tashmë e përvitshme për zonën e Myzeqesë.

Balla ka shprehur mirënjohje ndaj gjithë prodhuesve të grurit për punën e palodhur që ata bëjnë si dhe u ka bërë thirrje grumbulluesve që të blejnë prodhimin e grurit vendas, e cila është e një cilësie shumë të mirë.

“Dua të uroj të gjithë prodhuesit e grurit, në  Myzeqe dhe në të gjithë Shqipërinë që ta gëzojmë bukën e re si dhe i shpreh mirënjohjen për të gjithë punën që bëjnë, për të siguruar sa më shumë prodhim. E vërteta është se ne sigurojmë përmes prodhimit vendas diku tek 10%-15% të nevojës tonë për grurë dhe pjesa tjetër vjen nga importi. Gjithashtu të gjithë e dimë që me këtë sistem që kemi zgjedhur shteti nuk e përcakton dot çmimin, megjiithatë i bashkohem thirrjes së bujqve ndaj  grumbulluesve ose pikave të grumbullimit në  Shqipëri që të blejnë prodhimin tonë të grurit e cila është e një cilësie shumë të lartë”. 

Balla gjithashtu ka theksuar se “Festa e Grurit” i shërben promovimit të produkteve vendase dhe nënvizon që është shumë e rëndësishme që të konsumojmë sa më shumë produktet shqiptare.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 25/06/2023 02:31

    /GEORGE/,ke ngateruar adrese. /Piktorin/ e kemi ne fakt min.te transportit e komunales,sepse vetem rruge,ura,lulishte, sheshe,parqe,aeroporte nderton e inaguron.Harroje ind.e lehte e ushqimore!

    Përgjigju
  • George: 24/06/2023 16:14

    Nese Balla i gjen momentin Piktorit te Madh le t'i trensmetoje keshillen time qe Ministrine e Rinise ta kthje ne Ministri te Industrise Ushqimore, keshtu te perpunohen prodhime blegtorale e bujqesore.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?