Festa e 28 nëntorit, BOLV OIL Berat,  5 litra karburant falas për qytetarët (VIDEO)

28 Nëntor 2020, 17:35| Përditesimi: 1 Dhjetor 2020, 14:03

  • Share

Kompania e karburanteve dhe shërbimeve BOLV, pjesë e BOLV Group, tashmë ka lançuar identitetin e ri të kompanisë, me logo dhe ngjyra reja të të gjithë stacioneve të shërbimeve në të gjithë Shqipërinë.

Me rastin e rinovimit të stacionit të Beratit me imazhin e ri, po organizohet një promocion për të gjithë klientët e BOLV.

Përfaqësuesja e kompanisë Erjona Beqiraj informon të gjithë qytetarëve që të nxitojnë për t‘u bërë përfitues të kësaj oferte të leverdisshme.

Kompania  e karburantëve dhe shërbimeve BOLV, me rinovimin e identitetit edhe në stacionin e shërbimeve në Berat, po organizojmë këtë promocion me oferta e dhurata fantastike! Janë të mirëpritur të gjithë klientët që të përfitojnë vetëm sot, 5 litra falas për çdo blerje mbi 10 litra! Me këtë rast, ju urojmë festa sa më të lumtura në familjet tuaja!

Kompania BOLV, duke qenë gjithmonë inovatore e në kërkim për më të mirën, pas 28 vitesh rrugëtim të suksesshëm në sektorin e karburanteve, vendosi të vijë tek klientët me një imazh të ri, por me të njëjtat produkte cilësore e të garantuara sipas standardeve Evropiane si edhe me të njëjtin menaxhim e staf profesional.

"Unë jam goxha i kënaqur, oferta është shumë e mirë" - thotë një qytetar.

"I urojmë suksese kompanisë, me këtë fukarallëk kush nuk është i kënaqur" - tha një qytetar tjetër.

"Ofertën e pashë në rrjete sociale dhe më pëlqeu shumë" - tha një tjetër qytetar.

Stacioni i shërbimeve BOLV në Berat ndodhet në adresen: Rr. Antipatrea, Lagjia Kombinat, Otllak, (përballë fabrikës “Center Shqiptare Group”), Berat.

Rrjeti i stacioneve të shërbimit BOLV, shtrihet në të gjithë Shqipërinë me rreth 40 stacione. BOLV është pjesë e BOLV Group, një grup kompanish të sukseshme prej rreth 30 vitesh në tregun Shqiptar.

Klienti është gjithmonë në fokus të kompanisë duke ofruar cilësi maksimale, me produkte importi, të garantuara e të certifikiuara sipas standarteve strikte Europiane.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?