Festa e 1 Qershorit, 300 fëmijë bëhen bashkë në “Rreze Dielli’’ dhurojnë super performancë dhe përcjellin mesazhe të ëmbla

1 Qershor 2022, 11:50| Përditesimi: 1 Qershor 2022, 11:52

  • Share

Sot është dita ndërkombëtare e fëmijëve dhe nuk kishte si të kalonte kjo ditë pa u festuar edhe në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, i cili e nisi sot mëngjesin me energjinë pozitive dhe buzëqeshjet e sinqerta të fëmijëve.

Mes performancave nga më të bukurat, muzikës dhe kërcimeve në studion e “Rreze Dielli” por edhe jashtë saj, rreth 300 fëmijë u bënë bashkë për të uruar festën e tyre:

Festa e 1 Qershorit është festa e fëmijëve prandaj ne duhet të luajmë dhe të argëtohemi shumë.

Fëmijët nuk duhet të dhunohen, ne duhet të jemi të gëzuar.

1 Qershori është festa më e bukur në botë dhe fëmijët duhet të kënaqen shumë.

Fëmijët nuk duhet të gëzojnë vetëm për 1 qershor çdo ditë, minutë dhe orë.

Këto ishin disa nga urimet e fëmijëve për festën e tyre, duke dhuruar edhe emocione të bukura  për ata që i ndoqën përmes ekranit të Report Tv.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?