Skuderia Ferrari

Ferrari bën bilancin e dështimit, Leclerc: Gabuam me strategjinë në Monaco

31 Maj 2023, 22:54| Përditesimi: 31 Maj 2023, 22:55

  • Share

Charles Leclerc dhe Carlos Sainz edhe këtë sezon janë poshtë pritshmërive te Ferrari, teksa në Formula 1 ligjin sërish po e bën Red Bull. Në garën e fundit në Monaco, pilotët e "Kokëkuqes" u renditën në vendin e gjashtë dhe të tetë, teksa italianët ende nuk po sigurojnë në mënyrë të vazhdueshme podiumin, duke i lënë dorë të lirë rivalëve për titullin.

Charles Leclerc, piloti nga Monaco u përpoq të shpjegonte se çfarë ndodhi, duke thënë se strategjia e gomave ishte e gabuar.

“Ne kemi luftuar me gomat e forta, ato ishin mirë fillimisht dhe unë po i ruaja gomat e pasme. Ishim në vështirësi dhe ka shumë punë për të bërë për menaxhimin e gomave. Është pika jonë e dobët. E dinim për rreziqet me shiun, tani që mbaroi mund të themi se duhej të shkonim më herët në bokse. Rrezikuam shumë duke pritur makinën e sigurisë”, deklaroi Leclerc.

Piloti tjetër i Ferrarit, Carlos Sainza pranoi gabimet e tij, teksa doli i teti.

"Ne u përpoqëm dhe dështuam, u përpoqa të qëndroja më shumë jashtë dhe ishte gabim. Bëra një gabim që qëndrova jashtë, por do të mësojmë nga këto situata dhe do të kthehemi më të fortë. Gara në Monaco ishte shumë e vështirë”, u shpreh piloti spanjoll.

S.DH/ReportTv.al
Komento

Komente

  • e drejta: 01/06/2023 10:49

    LE CLERK DHE AI GJERMANI I FUNDIT QE KA QENE TEK FERRARI JANE PILOTET ME KOT TE FORMULA 1

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?