Po bëhet viral me qepët e tij, “Një nga ne” sjell ditën e fermerit që synon Guiness-in: Do bëj varg 110 metra, kërkoj ndihmë nga shteti

9 Maj, 07:10| Përditesimi: 9 Maj, 10:09

  • Share

Ambiciet e tij kanë shkuar përtej fitimeve financiare. Kujtim Plangaj nga fshati Boks në Shkodër, ka spikatur në mesin e shumë fermerëve me risitë që sjell.

Traditën shekullore të kultivimit të qepëve të Drishtit e ruan prej 33 vitesh dhe kërkon që të futet në librin Guiness me një varg 110 metra të gjatë.

“Vitin e kaluar bëra një varg me qepë 10.5 metra të gjatë dhe e pëlqyen shumë njerëz. Tani dua të thyej një rekord edhe për nder të kësaj ure shekullore siç është Ura e Mesit. Do bëj një varg 110 metra të gjatë. Ju bëj thirrje shtetit për një donator që më përkrahin mendimin sepse ka një lodhje dhe sakrificë të madhe realizimi i vargut”, shprehet fermeri.

Rrjetet sociale i ka përdorur në dobi të punës. Vitet e fundit nuk i është dashur të dalë në treg pasi për çdo shitje procedon online.

“2 vitet e fundit ka pasur ecuri pozitive nga ana e tregut. Çmimi ka arritur në nivelin e duhur. Qepën tonë e marrin se ka shije. Nëse e  shet 100 lekë kg kalon një jetë normale”, thotë mes të tjerash.

Emisionin “Një nga ne” mund ta ndiqni çdo të mërkurë, ora 20:00 në ekranin e Report Tv.

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ai: 09/05/2024 07:51

    Ky do me thy rekord vet e duke e ndihmu shteti apo te tjere. Eshte njilloj si me thene do behem miliarder,kerkoj ndihme nga shteti apo donatore

    Përgjigju
  • KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 08/05/2024 14:11

    Kanpjon Bote jam un Rexhep Leka që kam ther 100 derra brënda 8 orve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?