Fermeri nga Elbasani: Lakra me 30 lek/kg, s’kam leverdi! Shteti të ndalë abuzimin e grumbulluesve me çmimet

27 Shkurt, 16:36| Përditesimi: 27 Shkurt, 16:42

  • Share

Elbasan- Prej 3 dekadash fermeri, Osman Sula, nga fshati Jagodinë i Elbasanit merret me kultivimin e perimeve në sera. Sot ai ka dy hektarë sera, dhe është e punësuar gjithë familja.

Ka investuar në kultivimin e lakrës dhe tashmë që është koha e vjeljes shprehet i pakënaqur me çmimin e shitjes. Fermeri 60-vjecar thotë se tregtarët e marrin lakrën me 30 lek për kg, çmim që nuk justifikon mundin dhe shpenzimet e shumta, si plehrat kimike, fidanët, etj. Në këto kushte thotë ai rrezikoj falimentin.

“Ka rënë çmimi i lakrës së Brukselit. Ne nuk justifikojmë mundin as shpenzimet”, tha fermeri Osman Sula.

Tjetër shqetësim për fermerin nga Jagodina është mungesa e krahut të punës.

“Punëtorë nuk gjejme, ata pak të rinjtë që kanë mbetur nuk vijnë se duan paga të larta”,  shprehet ai.

Fermeri kërkon nga shteti të ndalë abuzimin e tregtarëve të medhenj, ndryshe grumbulluesve që blejnë me çmime të lira tek fermret dhe shesin shtrenjtë tek konsumatorët.

“Tregtarët e mëdhenj duhet t’i kontrollojë shteti, sepse ne dalim me humbje, ndaj duhet të gjejë një zgjidhje”, tha me tej. 

Zona bujqësore e Jagodinës njihet ndryshe si “Myzeqeja e Elbasanit”, por nuk ka pika grumbullimi ndaj fermerët i dërgojnë perimet në Lushnje. Transporti është një tjeter kosto e shtuar për ta.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?