Fermeri ndez zjarr për të djegur ferrat, flakët i dalin jashtë kontrollit! Shkrumbohen dhjetëra rrënjë ullinj në Berat (VIDEO)

29 Gusht 2022, 16:15| Përditesimi: 29 Gusht 2022, 16:32

  • Share

BERAT- Një zjarr ka përfshire një plantacion me ullinj mesditën në fshatin Çiflik të njësisë administrative në Otallak. Fillimisht zjarri është shfaqur në ferra dhe drizat përreth pemëve dhe më pas era ka favorizuar dhe flakët kanë përfshirë sipërfaqe të mëdha me ullinj.

Mësohet se zjarri është ndezur nga vetë fermerët për pastruar tokën nga ferrat dhe shkurret.

Kanë qenë fermerët e zonës të cilët lajmëruan zjarrfikësen, ku pas mbërritjes u bë e mundur dhe shuarja e flakëve. Mësohet si pasojë e këtij zjarri janë shkrumbuar 100 metra katrorë sipërfaqe me ullinj.

S.C/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 29/08/2022 17:20

    Dënoheni 10 vjet legenin pastaj të shohin të tjerët

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?