Kronikë

Poliçan/ Ndezi shkurret, por zjarri i del jashtë kontrollit, fermeri shoqërohet në polici! Digjen rreth 10 hektarë ullinj, terreni i vështirë për të ndërhyrë

6 Shtator 2021, 19:25| Përditesimi: 6 Shtator 2021, 20:42

  • Share

Një zjarr i madh ka rënë në një zonë me ullinj në fshatin Vertop në bashkinë Poliçan.

Fermeri Arben Fejzollari ka qenë duke djegur disa shkurre në tokën e tij, por zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe ka marrë përmasa të medha në ullinj.

Deri tani janë djegur rreth 10 ha tokë. Në vendin ku ka rënë zjarri kanë mbërritur zjarrfikëset e Poliçanit dhe po mundohen të shuajnë zjarrin, por problem mbetet terreni i vështirë në këtë zonë, pasi nuk ka rrugë për te kodrat me ullinj.

Menjëherë më pas është ndaluar fermeri që dyshohet se ndezi zjarrin ndërsa vijon puna për fikjen e flakëve. Për javë të tëra zjarret "përpinë" mijëra hektarë pyje e kullota, nga veriu në jug duke sjellë dëme kolosale që do të duhen vite të tëra për t'u rikuperuar.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?