Fermeri i kërkon një transformator, Rama i premton: Ta sjell brenda 15 korrikut! Po s’të erdhi më dërgo mesazh të shkarkoj ndonjë nga puna (VIDEO)

26 Qershor 2020, 16:27| Përditesimi: 26 Qershor 2020, 16:35

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka vizituar pasditen e sotme është takuar me disa fermerë në Libofsh të Fierit, ku gjatë bisedimeve ka bërë një premtim live.

Një nga fermerët i ka kërkuar Ramës t’i dërgojë një transformator energjie, kurse kryeministri i ka premtuar se do t’ja dërgojë brenda 15 korrikut.

Mund të bëjmë një kërkesë të vogël, një ndihmë që mund të na jepni, 1 transformator duam”, i tha fermeri Ramës.

“Transformatorin e energjisë do ta sjell unë deri me 15 korrik. Po nuk e solla do më çoni mesazh, jo se nuk e kam sjellë unë po nuk e kanë zbatuar porosinë dhe do më çoni mesazh që të heqim ndonjë nga puna andej në Tiranë", u përgjigj kryeministri Rama.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?