Fermerët sytë nga eksporti, shitje rekord zarzavatesh, 10.9 mld lekë në 10 muaj! Mallrat e importuara më të lira, por çmimet në treg rriten

15 Dhjetor 2023, 13:21| Përditesimi: 15 Dhjetor 2023, 16:18

  • Share

Tregu i huaj po ‘rrëmben’, muaj pas muaji mijëra ton produkte ushqimore të prodhuara në Shqipëri. Më shumë se një e treta e eksporteve të vendit për grupin e produkteve ushqimore, zihet nga zarzavatet.

Të dhënat e INSTAT, tregojnë se sytë e fermerëve tashmë janë të orientuar drejt tregut të huaj pasi iu sjell më shumë të ardhura, për shkak se produktet i shesin më shtrenjtë jashtë sesa në tregjet vendase.

Sipas përllogaritjeve bazuar në të dhënat e INSTAT, në 10 muaj të këtij viti vendi ka eksportuar mbi 131 mijë tonë zarzavate, nga 325 mijë tonë produkte ushqimore që u eksportuan në total. Ndërsa në vitin e kaluar u eksportuan jashtë vendit 125 mijë tonë. Në total vlera e eksporteve të zarzavateve të papërpunuar në këtë 10 mujor ishte 10.9 miliardë lekë (107.5 mln euro), nga 9.6 miliardë lekë që ishte vjet.

Nga këto të dhëna rezulton se 1 kg zarzavateve e eksportuar në vitin e kaluar kushtonte 77 lekë/kg, ndërsa këtë vit është rritur në 83.13 lekë

Teksa pesha e eksporteve është rritur, ajo e importeve është ulur. Këtë 10 mujor janë importuar 35 mijë tonë zarzavate nga 36.1 mijë që ishte pesha vjet. E përkthyer në vlerë monetare, importet nga 2.7 miliardë lekë që ishin në 2.4 miliardë lekë këtë vit. Çmimi i importit ishte 75.8 lekë për kilogramë, dhe është ulur këtë vit duke u përllogaritur në  68.2 lekë.

Çmimi i produkteve të importuara, është në rënie edhe për shkak të zhvlerësimit të euros e dollarit përkundrejt lekut, por pavarësisht këtij fakti, konsumatorët, nuk po përfitojnë sepse shtrenjtimi në tregje nuk po ndalet.

EKSPORTET E ZARZAVATEVE TË PAPËRPUNUARA
Viti 2022              125 mijë tonë
Viti 2023              131 mijë tonë
Diferenca             +6 mijë tonë
EKSPORTET E ZARZAVATEVE NË VLERË
Viti 2022              9,6 mld lekë
Viti 2023              10,9 mld lekë
Diferenca             +1.3 mld lekë
IMPORTI I ZARZAVATEVE TË PAPËRPUNUARA
Viti 2022               36.1 mijë tonë
Viti 2023                   35mijë tonë
Diferenca               -1.1 mijë tonë
IMPORTET E ZARZAVATEVE NË VLERË
Viti 2022             2.7 mld lekë
Viti 2023             2.4 mld lekë
Diferenca          -300 mln lekë

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qobani: 15/12/2023 17:22

    Ja vlen penxionerat të jen ma shum të lëvizshum,do ta përjetojm të gjithë,jeta vazhdon,në planetin e URANIT nën akullë ka peshqi tmdhej,të lëvizshmit shëndrrohen ma të mdhej,dhe hyjnë në rend për menyn e peshqëve të vjetër,o bura ata jetojn me shekuj,pyesin a ke lan pasardhës,kan përvoj na kurtalisin shpejtë,mundë tju porositin për familjarët e vetë ,tna bajn thirrje për RILINJE,ashtë ma e lehtë se me na brengos industria

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?