Fermerët në Fier mbështesin nisëm e Braçes që grumbulluesit t’i paguajnë brenda 60 ditëve: Gjë shumë e mirë, të realizohet

25 Janar 2023, 16:56| Përditesimi: 25 Janar 2023, 17:16

  • Share

Nisma e deputetit socialist Erion Brace për të detyruar grumbulluesit brenda 60- ditëve për të shlyer pagesat e fermerëve është mirëpritur edhe nga kultivuesit e Frakullës ne Fier. Ata janë shprehur se ky ligj u vjen në ndihme fermerëve pasi do të zgjidhte ngërçin e krijuar me pikat e grumbullimit për pagesat e prodhimeve bujqësore.

Sipas fermerëve përgjatë gjithë këtyre viteve shteti nuk ka funksionuar si rregullator tregu dhe kjo ka bërë që pikat e grumbullimit, veçanërisht gjatë tre viteve të fundit të abuzojnë me çmimet.

“Gjë e mirë shumë është. Punojnë çunat e nuk marrim asgjë. Këtu tek ne nuk ka pika grumbullimi fare. Vetëm luleshtrydhja. Prodhimet e tjera nuk i marrin fare.

Të jem i sinqertë, nuk kam kontakt me pikat e grumbullimit. Por tregtarët që punojnë ankohen që kanë probleme me pagesat. Një rast që di i unë ka shkuar deri në vit dhe nuk janë marrë lekët ende. Normalisht që të pengojnë. Është normale të shpenzosh e mos të marrësh nga ato që shpenzon? Se di sa funksional do jetë, por normal që duhet të ekzistojë. Nëse jep rezultat dhe është e mundur përse të mos bëhet.

I japin për dy muaj. Edhe tani pa ligj i japin për dy muaj. Kur i ka kërkuar fermeri i ka marrë. Jo më shumë se dy muaj. Ku bëhet bujqësia pa mbështetje”, shprehen fermerët.

Ky ligj u bllokua në Kuvend dy muaj më parë duke ngjallur zemërim te fermerët e madje reagim të ashpër të deputetit Braçe, i cili denoncoi kreun e grupit parlamentar socialist Taulant Balla si autor të bllokimit të një ligji që do u vinte në ndihmë bujqve.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • redi: 25/01/2023 18:39

    Vetem bursa bujqesore ose pikat e grumbullimit te vet prodhuesve do te rregullojne cmimet .Monopoli eshte ne dem te fermerit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?