Politikë

'Fermerët janë kthyer në argat të Serbisë', Braçe ironizon Berishën: Kufoma që shëtit, eksportoi naftë për makinën e luftës së Millosheviçit

21 Shtator 2021, 19:14| Përditesimi: 21 Shtator 2021, 19:16

  • Share

Deputeti i PS-së, Erion Braçe, ka reaguar për takimin e zhvilluar që po organizon ish-kreu i PD-së në Fier, i cili tha se fermerët e Fierit e të Lushnjes po kthehen në argat për fushat e Serbisë. Braçe i cili e quan Berishën 'kufomë që shëtit', thekson se fermerët e Myzeqesë e kanë fituar betejën me Serbinë dhe eksportojnë prodhimet atje deri në kilogramin e fundit.

'Kufoma qe shetit, duhet të kujtoj dallimin; Ai si argat i Serbisë, eksportoi naftë për makinë e luftës së Miloshevicit, bashkërisht fituan përkohësisht luftrat në Bosnje e Kosovë! Fermerët e Myzeqesë eksportojnë atje edhe kilogramin e fundit të perimeve që prodhojnë, kanë dituar betejën e eksporteve bujqësore me Serbinë e këdo në kufijtë lindore e veriore të këtij vendi!'- shkruan Braçe.

Postimi Erion Braçes


Lajmi kryesor:

'Foltorja' në Fier, pjesëmarrje e ulët, u bashkohet deputeti Baçi! Berisha-Kimit: Dosje ka, por janë shpifje! Basha u mor peng nga Rama, të lërë mandatin dhe të ikë nga erdhi


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?