Fermerët e Roskovecit: Çmimi i domates ka rënë përtokë, s’ka treg! Grumbulluesit i marrin me çmim të ulët, shteti të ndërhyjë

10 Maj 2023, 15:57| Përditesimi: 10 Maj 2023, 16:03

  • Share

Fermerët e fshatrave të Roskovecit po përballen me frikën e falimentit. Ata ankohen për mungesë tregu, pasi sipas tyre pikat e grumbullimit nuk kontrollohen dhe e tërheqin prodhimin me një çmim të ulët, duke u sjellë dëme të shumta ekonomike.

Prodhimi i domates në sera ka nisur, por fermerët e fshatrave të Roskovecit edhe këtë sezon po përballen me frikën e falimentit. Këtë vit prodhimi është i mbarë por ata thonë se nuk ka treg dhe se pikat e grumbullimit ua marrin produktin me çmim të ulët.

“Kam marrë serat e kunatit me qera, se kunati i la iku në Itali po shumë-shumë dobët. Shiko se si i kam. Për punëtorë është keq”, thotë një fermere.

“Momentalisht situata në treg është në disfavor të fermerëve. Çmimet kanë rënë përtokë edhe pse sezoni i vjeljeve sapo ka filluar. Shpenzimet janë të larta Edhe kërkesë nuk ka dhe çmimet po ulen disa ditës 800 lekë dje dhe 600 lekë sot çmimi i domates. Nuk ka ndodhur ndonjëherë më përpara “ shprehet një fermer tjetër.

Njëri prej fermerë të zonës qe prej 10 vite ka investuar për ngritjen e serës së perimeve, thotë se kostoja e lartë e prodhimit po e përball me vështirësi ekonomike.

 “Me serat kam 10 vjet. I ngritëm duke marrë lekë në bankë. Është e pamundur të ushqehesh me këto çmime që janë. Çuni më ka ikur në Itali, se nuk ia dilnim. Fermerët po ikin, nuk ka më fuqi punëtore. Pikat e grumbullimit sot e mori me 15, nesër e çoi me 700 lekë të vjetra. Por po shkoi nën 1000 lekë, kjo nuk ia vlen fare ta mbjellësh”- tha një fermer

Mungesa e tregut, jo pak herë ka bërë që fermerët e fshatrave të Rosokovecit të hedhin poshtë prodhimin e tyre.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ledina: 11/05/2023 13:07

    Kerkoni nga kryeministri Edi Rama qe ne vend te Ministrise se Rinise, po me ate ministre qe nuk e heq dot nga zyra, te ngreje Ministrine e Industrise Ushqimore dhe te Lehte.

    Përgjigju
    • Boni: 10/07/2023 18:40

      Ke shume te drejte sikur Shqiperia te beje 5 kombinate ushqimore nga veriu ne jug zgjidhet ceshtja e bujqesise dhe e bukur eshte qe deri ne vitin 90 ne i kemi pasur keto si kapacitete. Nuk ka pse te kerkojme te behen shpikje vertet dikur keto fabrika ishin te amortizuara por sot ska asnje arsye pse te mos ti kete.

  • Nuk kthehet njeri: 10/05/2023 16:11

    Po pse nuk bëni nga 19-29 fëmijë për familje dhe e gjetët fuqinë punëtore

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?