Fermerët e Lezhës: Na kërkojnë taksën e tokës për naftën pa akcizë! Fillimisht të na sigurojnë që s'do përmbyten më (VIDEO)

2 Shkurt 2021, 15:14| Përditesimi: 2 Shkurt 2021, 15:44

  • Share

Për të përfituar naftë pa akcizë, fermerëve u është kërkuar që të paguajnë taksën e tokës. Por përpara se të bëjnë këtë veprim, fermerët në Torovicës në Lezhës kërkojnë që të ju hiqet uji nga tokat, që përmbyten vazhdimisht.

"Nuk e kemi marrë për naftën se na kanë kërkuar taksat e tokës. Çfarë me pagu, ujin apo peshkun? Ma bëj tokë të paguaj taksën. Urdhëro! Sot që nuk ka reshje, por përpara 10 ditësh ka pasur fiks 1 metër ujë", tha një fermer.

"Nuk më intereson nipti. Me pagujt taksë dhe me u përmbyt çdo vit. Ca më duhet nafta", tha një tjetër.

Skema naftë pa akcizë u prezantua më 13 tetor nga kryeministri Edi Rama, teksa afati për të përfituar naftë sipas hektarëve dhe kulturave bujqësore që ata kultivojnë, është deri më 25 shkurt.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?