Bimët narkotike

Kronikë

'Ferma' e kanabisit prodhoi 1 mln sterlina drogë, arrestohet 48-vjeçari shqiptar: Punoja për të shlyer lekët e rrugës

30 Gusht 2021, 14:13| Përditesimi: 30 Gusht 2021, 14:31

  • Share

Një 'fermë' gjigande kanabisi është zbuluar në Bradford në Angli, në një ish-shkollë të braktisur. Sipas mediave angleze ferma mendohet se ishte në gjendje të prodhonte 1 milion stërlina drogë.

Policia mbërriti në vendin e ngjarjes pas lajmërimeve për lëvizje të dyshimta te ish-shkolla e kthyer tashmë në fermë kanabisi. Tre ‘kopshtarë’ u arratisën nga vendi i ngjarjes, por policia arriti të kapte vetëm njërin prej tyre Jetnor Cuka.

48-vjeçari tha para gjykatës se kishte dy muaj që jetonte aty, por nuk kishte marrë asnjë pagesë. Madje ai u përlot dhe shtoi se ishte mashtruar nga trafikantët ndërkohë që kishte emigruar në Angli për të ndihmuar prindërit e tij pensionistë. Ai i tha se i detyrohej bandës së drogës një shumë prej 22 mijë sterlina për udhëtimin drejt Britanisë.

Në fermë u gjetën gjithsej 1,310 bimë kanabis në ambientet e objektit, përfshirë dhe në papafingo. Cuka nuk kishte asnjë dënim të mëparshëm dhe kishte bërë një jetë të qetë më parë. Ai u burgos për 16 muaj, të pezulluar për 12 muaj.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?