Fërgesë në tavë dheu me mëlçi, receta origjinale e gjysheve tona nga zonja Albana

13 Korrik 2023, 12:20| Përditesimi: 13 Korrik 2023, 12:23

  • Share

Fërgesë në tavë dheu me mëlçi

Përbërësit:

  • 300 gr mëlçi
  • 2-3 lgj vaj ulliri
  • 1 qepë
  • 300 ml lëng mishi
  • 1 lgj salcë domate
  • 1 lgj miell misri
  • 1 lgj gjalpë
  • 3 lgj gjizë
  • 6 thelpinj hudhër
  • 1 tufë majdanoz
  • Kripë, piper i zi
  • Piper i kuq, piper djegës

Përgatitja:

Pasi i kemi prerë mëlçitë në kubikë, i kaurdisim për pak minuta.  I largojmë nga tigani dhe në po atë yndyrë kaurdisim një qepë të grirë hollë. Ndihmojmë zbutjen e qepës me pak kripë dhe më pas shtojmë lëngun e mishit dhe salcën e koncentruar të domates. E lëmë salcën të gatuhet në temperaturë të ulët për rreth 20 minuta. Ndërkohë në një tigan tjetër kaurdisim miellin e misrit me gjalpë derisa të marrë ngjyrë. Më pas shtojmë gjizën, piperin e kuq, piperin djegës dhe thelpinjtë e hudhrës. Vazhdojmë kaurdisjen duke e trazuar derisa masa të homogjenizohet. Gjizën e kaurdisur me miellin e shtojmë tek qepa së bashku me mëlçitë. E spërkasim gatimin me majdanoz të grirë dhe e lëmë të marrë valë. Në momentin që yndyra do të dalë në sipërfaqe do të thotë që është gati për t’a vendosur në furrë. Në furrën e nxehur kemi vendosur tavën e baltës. Hedhim tek tava e dheut fërgesën me mëlçi dhe e vendosim në furrë për rreth 20 minuta.      

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?