Fërgesë me speca, domate, djathë dhe vezë nga zonja Albana

14 Qershor, 12:31| Përditesimi: 14 Qershor, 12:37

  • Share

Fërgesë me speca, domate, djathë dhe vezë

Përbërësit:

  • 4 speca
  • 2 domate
  • 5 vezë
  • 3 lgj vaj ulliri
  • 150 gr djathë i bardhë
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Në një tigan vendosim vaj ulliri, kaurdisim specat për pak minuta. Ndërkohë kalojmë domatet në rende dhe i shtojmë te vaji i ngrohtë. E lëmë gatesën 4 minuta që të krijojë gropat e vogla. Shtojmë vezët e rrahura dhe djathin e thërmuar. Rregullojmë shijen me kripë e piper dhe e shoqërojmë me bukë të thekur.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?