Fërgesë me miell misri nga Zonja Vjollca

7 Prill 2020, 10:50| Përditesimi: 18 Prill 2020, 09:05

  • Share

Fërgesë me miell misri

Përbërësit:

60 gr gjalp

1 filxhan çaji miell misri

4 thelpinj hudhra

150 gr gjizë

Pak spec pikant

500 ml qumësht

Kripë

 

Për servirje

2 vezë

Qepë të njoma

Gjalp i shkrirë

Spec pikant

Përgatitja:

Në një tenxhere shkrijmë gjalpin dhe kaurdisim miellin sat ë fillojë të zverdhet. Shtojmë hudhrat e copëtuara, gjizën, I përziejmë dhe I shuajmë me qumësht ose ujë.

E lëmë fërgesën të marrë valë duke e trazuar vazhdimisht për 5-7 minuta. Rregullojmë shijen me kripë dhe e largojmë nga zjarri. Mund ta servirim me gjalp të shkrirë dhe me pak piper të kuq. Por mund ta servirim edhe me vezë të skuqura omlet të thërrmuara ose vezë të ziera dhe qepë të njoma të prera në unaza të holla.

 

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?