Fërgesë me miell misri dhe gjizë nga zonja Albana

17 Maj, 11:29| Përditesimi: 17 Maj, 11:31

  • Share

Fërgesë me miell misri

Përbërësit:

  • 3 lgj miell misri
  • 2 lgj gjalpë
  • 2 lgj gjizë
  • 2-3 thelpinj hudhër
  • 2 gota ujë
  • Pak spec djegës
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Skuqim miellin e misrit të situr me gjalpë sa të marrë ngjyrë kafe të çelur. Më pas hedhim gjizën, hudhrat e shtypura, kripë, spec djegës dhe pak ujë. E lëmë në zierje me një trashësi mesatare. E servirim të ngrohtë me pak gjalpë të skuqur sipër.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?