Fërgesë me domate dhe vezë nga zonja Albana

18 Shtator 2023, 12:16| Përditesimi: 18 Shtator 2023, 12:17

  • Share

Civë / Fërgesë me domate dhe vezë

Përbërësit:

  • 2 qepë
  • 1 kg domate
  • 4 vezë
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Qepët i grijmë mesatarisht dhe i kaurdisim me vaj duke i shtuar pak kripë. Kur shohim që është zbutur qepa shtojmë domatet e prera në kubikë. Pasi domatet fillojnë të treten rregullojmë shijen me kripë dhe piper. Rrahim vezët dhe i shtojmë sipër  gatimit. Nëse dëshirojmë shtojmë dhe pak djathë të thërrmuar.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?