Fërgesë me domate dhe djath nga zonja Vjollca

7 Korrik 2020, 10:50| Përditesimi: 7 Korrik 2020, 10:51

  • Share

Fërgesë me domate dhe djath

Përbërësit:

4 lugë gjelle vaj ulliri

1 spec pikant

4 thel[pinj hudhër

700-800 gr domate ( të pjekura)

1 lugë caji sheqer

150 gr djath

5 kokrra vezë

Kripë dhe piper të zi

1 lugë gjelle majdanoz

Përgatitja:

Lajmë domatet e pasi ti kemi bërë një kryq në majë I vendosim në ujë të valuar për 1 minutë, kështu mund të largojmë cipën e lëkurës lehtë. Pasi të kemi pasruar mirë nga lëkura I presim në kubikë të vegjël. Ngrohim vajin dhe shtojmë në të specin pikant të prerë hollë, hudhrat të prera në feta si dhe 1 lugë gjelle majdanoz I përziejmë mirë dhe më pas menjëherë shtojmë domatet I përziejmë shtojmë 1 lugë caji sheqer dhe I lëmë  të ziejnë për 10-12 minuta duke shtuar dhe pak kripë. Rrahim vezët me pak fare kripë dhe piper. Kur domatja të ketë shteruar pak lëngun e thërrmojnë djathin e përzijnë , ulim temepraturën dhe shtojmë vezët e përzjera vendosim kapakun me qëllim që veza të mpikset për 5-8 minuta. E servirim me feta buke të thekur.

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?