Fërgesë me djathë të bardhë nga zonja Albana

5 Korrik 2023, 13:30| Përditesimi: 5 Korrik 2023, 13:32

  • Share

Fërgesë me djathë të bardhë

Përbërësit:

  • 200 gr djathë
  • 2 lgj miell misri
  • 2 lgj miell gruri
  • 2 thelpinj hudhër
  • 2 lgj vaj luledielli
  • 2 lgj gjalpë
  • 2 lgj arra
  • 2 gota ujë
  • Kripë, piper i zi, piper i kuq

Përgatitja:

Pudrosim mirë fetat e djathit të bardhë me miell dhe i vendosim të skuqen në një tigan me yndyrë. Pasi djathi është skuqur e largojmë nga tigani dhe në po atë yndyrë kaurdisim dy llojet e miellit të përziera bashkë. Sapo mielli të marrë ngjyrë e shuajmë më ujë. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe pasi fërgesa të jetë lidhur shtojmë arrat e thërrmuara. Vendosim në qendër djathin e skuqur dhe e pudrosim me pak piper të kuq.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?