Fenomeni ‘Tik-Tok’ mban të gozhduar para ekranit adoleshentët, sociologët: Janë të ndjeshëm nga komentet, duhet kontroll nga mësuesit e prindërit

18 Maj 2023, 20:38| Përditesimi: 18 Maj 2023, 20:42

  • Share

Rrjetet sociale dhe veçanërisht tik-tok po u rrëmbejnë të rinjve një pjesë të madhe të kohës duke u bërë shpeshherë shkak për konflikte me pasoja të rënda si ngjarja e fundit në Gramsh. Të paturit një llogarie në këto platforma është kthyer në trend dhe shpesh koha e lundrimit aty nuk njeh kufizime.

Kjo 15-vjeçare thotë se në tik tok kalon pjesën më të madhe të ditës.

“Gjithë ditën”- Gleonela Dega,15 vjeç

Me hyrjen në rrjetet sociale të rinjtë duhet t’u bëjnë ballë një sërë komentesh. Disa i vijojnë me debate që agravojnë në sherr fizik e të tjerë përfundojnë fatalisht si ngjarja në Gramsh ku një grup adoleshentësh u përleshën me thika, e për pasojë humbi jetën 15-vjeçari Fatjon Bici, pas mesazheve të shkëmbyera prej javësh në snapchat.

Nisur nga gjuha bullizuese e përdorur në rrjete sociale Gleonela thotë se në adresën e saj komentet I ka bllokuar.

“I mbyll gjithmonë komentet, ka rrezikshmëri  në fakt janë adoleshentët që bullizojnë njeri tjetrin nëpër rrjetet sociale por thjesht duhet të kemi kujdes mos të përfshihemi shumë.”- tha ai.

Prindërit thonë që peshën më të madhe e kanë prindërit.

“Është prindi përpara duhet ta ketë në kontroll.”- tha ajo.

Por jo në pak raste edhe mësuesit nuk e luajnë rolin e tyre siç duhet, duke i bulluar fëmijët në mes të klasës dhe jo duke zhvilluar konsulta private me ta në zyra.

“Dhe fëmija kur preket në sedër, kur e kërkon faljen nuk e përsërit më sepse e ndien gabimin por kur ja kthen mësuesja me të njëjtën monedhë  çfarë do presësh nga ai fëmijë, ose nga ajo mësuese. Me atë delikatesën e vet duhet ti thotë  pa I bërtitur që fëmija ta kuptojë  ti thotë mësuese më fal.”-vijoi ajo.

Razia Asim erdhi nga Kina në Shqipëri 13 vite më parë. Ndryshe nga atje ajo thotë se tik-toku në Shqipëri nuk ofron shumë siguri për dy fëmijët e saj 7 dhe 10 vjeç.

“Unë jam  nga Kina edhe  në kinë nga një lloj sistemi që fëmijët nuk e përdorin  atë por ajo i shikon dhe i komenton edhe un nuk e di  çfarë ajo mund të bëjë. Prandaj për këtë duhet që qeveria të bej diçka.’- tha ai.

Për sociologen Entela Binjaku është  vetë mosha e adoleshentëve që I përfshin ato më shumë seç duhet emocionalisht në konfliktet e lindura në rrjetet sociale

“Problemet që ka adoleshenca, ku fluksi emocional është shumë i lartë, bien pre e skenave bullzuese, dhunuese nga bashkëmoshataret e tyre dhe nën këtë fluks të lartë emocional nuk arrijnë dot ta administrojnë atë në gjendjen që duhet dhe përfundojnë në krime”- tha ajo.

Episodet e gjuhës së urrejtjes thotë sociologia shmangen vetëm me përfshirjen e më shumë psikologëve në institucionet arsimore.

“Kemi përparuar disi në përfshirjen e profesionistëve nga fusha e psikologjisë në shkollat tona, por kjo përfshirje është e pamjaftueshme. Nuk është e shtrirë në të gjithë vendin. Edhe oficerët e sigurisë, ndoshta një hap të mirë përpara e bëjnë, por është i pamjaftueshëm përderisa ne shohim që kriminaliteti dhe dhuna në shkolla është e pohuar dhe është një dukuri tanimë, është episodike.”

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?