"Fëmijëve me aftësi të kufizuar do
u hiqet pagesa prej 9700 lekë"

19 Korrik 2016, 15:35| Përditesimi:

Një projektligj i ri i Ministrisë së Mirëqenies Sociale parashikon që fëmijëve me aftësi të kufizuar t’u hiqet pagesa prej 9700 lekësh që marrin në muaj.

Sipas projektligjit kjo pagesë do konvertohet në shërbime. Por sipas Shoqatës “Down Sindrom” heqja e pagesës është një problem i madh për prindërit.

Mirela Juka koordinatore e kësaj shoqate thotë se nuk ka ambiente që fëmijët me aftësi të kufizuar të marrin shërbime.

"Në një nga këto diskutime është përmendur që  fëmijët me aftësi të kufizuar nga 0 deri në 2 vjeç do i hiqet pagesa e aftësisë së kufizuar  sepse do i  konvertohet  në shërbime. Në qoftë se ti i heq pagesën ne e dimë që s’ka shërbime sidomos në rrethe në Shqipëri  atëherë këtu kemi një ngërç   dhe një problem shumë të madh. Ne nuk po zgjidhim gjë për këtë plan po vetëm po hapim probleme.  Pagesa ne cash është 9700 lek. Prindërit duhet të heqin dorë nga  puna për tu marrë  me fëmijën dhe nuk e marrin pagesën",shprehet Juka. 

Juka shprehet se prindërit tashmë duhet të lënë punën për t’u kujdesur për fëmijën e tyre deri në moshën 2 vjeç dhe në këtë rast nuk do marrin as pagesën.

Gjithashtu ky projektligj është kundërshtuar edhe nga shoqatat e tjera të aftësisë së kufizuar.

Kjo për shkak se ul pagesën për disa kategori, aq sa është pensioni social, pra 6750 lekë, ndërkohë që tani masa e pagesës është më e lartë.

femijet me aftesi te kufizuara
femijet me aftesi te kufizuara

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?