Shëndetësia 2024/ 100 çifte do përfitojnë nga fertilizimi invitro në shtet! Paruke e protezë falas për gratë me kancer gjiri! Prindërit kërkojnë ilaçe për fëmijët me fibrozë cistike

15 Nëntor 2023, 18:49| Përditesimi: 16 Nëntor 2023, 00:47

  • Share

Grupet e interesit të thirrur në Komisionin e çështjeve sociale në seancë dëgjimore gjatë diskutimit të buxhetit për 2024, ngritën një sërë kërkesash për personat në nevoja shëndetësore, ku shqetësim ishte mungesa e barnave për trajtimin e fëmijëve me fibrozë cistike.

‘Kemi bërë një kërkesë që prindi të ketë një kujdestari me pagesë. Gjendemi në vështirësi ekonomike, qoftë për të gjetur medikamente në mënyrë private, qoftë edhe se kemi shumë mungesa. Kemi kërkuar të fillojmë të përfitojmë një kujdestari me pagesë. Duam të gjejmë zgjidhjen e mundshme, duam një ndryshim për fëmijët tanë. Informacionet për fibrozën cistike di që deri para 2 vitesh 153 fëmijë me diagnozë të tillë që i kam marrë nëpërmjet shoqatës së huaj.’- tha Ajsela Kushova, përfaqësuese e prindërve të fëmije me fibrozë cistike.

Ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli bëri me dije se shqetësimet e ngritura janë në vëmendjen e sistemit shëndetësor.

Lajm pozitiv u dha në komision për çiftet që kanë vështirësi për ngjizjen e një fëmijë, ku zv.ministrja Rakacolli bëri të ditur që fertilizimi invitro është gati infrastruktura edhe në shtet dhe ka një fond shpenzimesh për këtë zë.

‘Fertilizimi invitro në shtet është një gjë tashmë e parashikuar në buxhetin e vitit të kaluar. Kanë vënë disa kritere. Fillimisht do të përfitojnë 100 çifte në vit’- tha Rakacolli.

Për të gjithë gratë që vuajnë nga kanceri gjirit Rakacolli sqaroi se paruket dhe proteza do të ofrohen falas

Sa i takon parukes dhe protezes se gjirit falas është mundësi që po e shohim dhe do e bëjmë, ekoja bëhet falas për kancerin e gjirit. Në gjithë spitalet rajonale, ofrohet kimioterapia në spitale rajonale që ka bërë të merret shërbimi në spitalet ku ato jetojnë. kur është me sistem referimi eko është bërë gjithmonë falas.’- tha Rakacolli.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Beteja në Kushtetuese, a duhet që listat për deputetë të hapen plotësisht?