Fëmijët e policëve të Ukrainës vijnë në Shqipëri për pushime

11 Nëntor 2023, 10:39| Përditesimi: 11 Nëntor 2023, 10:50

  • Share

Një grup fëmijësh të policëve të Ukrainës kanë ardhur në Shqipëri për të bërë pushime, si një mënyrë për t'u shkëputur sado pak nga realiteti i luftës.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili ka publikuar një vdeo të fëmijëve ukrainas.

Balla njofton se pushimet 10 ditore të fëmijëve të policëve të Ukrainës, të cilët janë akomoduar në Durrës, janë të mundësuara nga shteti shqiptar.

Në shenjë mirënjohje, fëmijët ukrainas i dhuruan ministrit Balla flamurin e Ukrainës, të nënshkruar nga ata vetë.

"Me fëmijët e oficerëve të policisë së Ukrainës, të cilëve në grupe të ndryshme u kemi dhënë mundësinë të vijnë dhe të pushojnë disa ditë në Shqipëri",- shkruan Balla.

 

K.M//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 12/11/2023 01:59

    Ide shume e mire qe duhet vazhduar,por pse ne kete kohe kur eshte ftohte, plot me shira e shterngata,pse nuk i sillni kur ngrohet moti,sidomos midis fundit te pranveres e deri ne fillim te vjeshtesh?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?