Fëmijët duan të shkojnë në shkollë: Të lodhur nga mësimi online...prindërit të frikësuar

18 Gusht 2020, 16:23| Përditesimi: 18 Gusht 2020, 17:24

  • Share

TIRANË- Ata duan të rikthehen në bankat e shkollës. Disa javë para muajit shtator, nxënësit në kryeqytet shprehen të lodhur nga të zhvilluarit mësim online. Për Report Tv, ata tregojnë se kjo periudhë ka qenë e vështirë, e për këtë arsye duan të zhvillojnë mësimin në ambientet e shkollës.

“Më mirë të bëjmë mësim në shkollë. Online ka qenë e vështirë”, shprehen fëmijët.

Por COVID-19 dhe mungesa e informacionit për mënyrën si do procedohet me vitin e ri shkollor ka sjellë shqetësime të prindërit e fëmijëve. Ndonëse janë të lodhur me mësimin online, frika se mos fëmijët infektohen nga pakujdesia në klasë është më e madhe.

“Duam t'i çojmë fëmijët në shkollë por kemi frikë. Por do t'i çojmë nëse do hapen shkollat, ç’të bëjmë. Kemi marrë një formular nga ministria por informacion nuk kemi”, shprehen prindërit.

Ministria e arsimit ka njoftuar se në shtator do nisë viti i ri shkollor, ndërsa u ka kërkuar bashkive të fillojnë pastrimin dhe dezinfektimin e ambienteve.Ndonëse është dhënë një njoftim i tillë, informacioni është tejet i pamjaftueshëm në kushtet kur shumë shkolla janë të tejmbushur me nxënës dhe bëjnë mësim me dy turne dhe shkolla të tjera janë shkatërruar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Për dy rastet e fundit, ende nuk është dhënë zgjidhje.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?