Fëmijët dhe të rinjtë 'frikë' nga vaksinimi anti-COVID, mjekja: Moshat mbi 12 vjeç interes të ulët për marrjen e vaksinës

6 Prill 2022, 20:33| Përditesimi: 6 Prill 2022, 20:46

  • Share

As qarkullimi i nënvarianteve të reja të Omicron, BA1 dhe Ba2 të konfirmuara tashmë në vendin tonë nuk po i bind qytetarët për vaksinimin e fëmijëve mbi 12 vjeç. Mjekja e qendrës shëndetësore nr 10, Xhentiljana Nazaj thotë se ka interes të ulët për injektimin e dozës së parë tek të miturit.

Apelit të ekspertëve për dozën përforcuese sipas mjekes Nazaj, po i përgjigjen kryesisht të moshuarit dhe të sëmurët kronikë. Për bindjen e skeptikëve ndaj vaksinës tashmë në çdo qendër shëndetësore ka dhe një kordinator që këshillon pacientët.

"Vetëm në qendrën shëndetësore nr. 10 çdo ditë kryhen 75-80 vaksina. Deri më tani janë rreth 1.3 milion qytetarë me dozë të parë të vaksinës, rreth 1.2 milion edhe me dozën e dytë dhe mbi 270 mijë qytetarë i kanë marrë të tria dozat", shprehet mjekja.

Nga dozat e vaksinës anti-COVID janë kryer:

1.282.785             me dozë të parë

1.220.014             me dozë të dytë

270.676                me dozë të tretë

2.773.475             vaksinime gjithsej

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pacienti: 06/04/2022 22:27

    Vaksina eshte kot, me mire te infektohesh qe te marresh vaksinen natyrale. Mjeket tane jane mjeke koti, qe e kane bere shkollen me kopje ose me leke.

    Përgjigju
    • Ani: 07/04/2022 00:48

      Eh cti besh injorances qe ka pllakosur vendin. Ikni rrini 1 muaj semure me covid, rrezikoni edhe familjaret e moshuar se pickimi i vaksines eshte kot. Pika qe s’u bie.

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?