Tiranë/ Fëmija 9 muajsh rrezikon jetën, farmacistja i jep hollues gjaku në vend të antibiotikut! Infermierja ia injekton

5 Dhjetor 2023, 21:36| Përditesimi: 5 Dhjetor 2023, 21:58

  • Share

Emisioni “Fiks Fare” solli rastin e një fëmije 9 muajsh, të cilit i është injektuar hollues gjaku për të rritur në vend të antibiotikut për fëmijë.

Problemi ka nisur nga farmacistja e cila në vend të antibiotikut të përshkruar në recetë nga mjeku pediatër ka dhënë hollues gjaku për të rritur, duke u pasuar me injektimin e holluesit nga infermierja e Qendrës Shëndetësore Laprakë.

Mario Ndregjoni, babai i djalit 9 muajsh tregoi për gazetarët e Fiksit se mjekja pediatre i dha një recetë për djalin, në të cilën përshkruhej antibiotik Claxon 40 mg, ndërkohë tek farmaci “Rubini” në Laprakë, farmacistja i dha CLEXAN 4000 unite, një hollues gjaku për të rritur.

“Pasi na e dha farmacistja, djalit ja injektoi infermierja, djali ka 10 ditë i shtruar në pediatri, nuk po di çfarë po ndodh”, thotë Mario.

Ndërkohë, ai është i shqetësuar se çfarë mund t’i ndodhë më vonë pasi nga askush nuk merr një përgjigje përfundimtare. Kjo vjen sipas tij pasi burri i farmacistet është mjek i njohur dhe mjekët e kanë koleg.

“Kërkoj të dalë e vërteta, sepse farmacistja ka futur seksera për të na ofruar para që të mos denoncojmë”, thotë Mario.

Fiksi solli bisedën e prindit të të miturit me nje zotëri të prezantuar si daja i infermieres i cili thotë se mbesa e tij ka gabuar, madje ajo është interesuar të mjekët dhe i kanë thënë se fëmija mund të kishte vdekur. Drejtoresha e Qendrës Shëndetësore Laprakë ka dhënë vërejtje për injeksionin e gabuar që i bëri fëmijës dhe e ka hequr nga ai pozicion pune infermieren. Madje ajo thotë për qytetarin se e pranojnë gabimin e bërë dhe ai si prind ka të drejtë.

Ndërsa infermierja thotë se ka menduar që djali 9 muajsh mund të ketë pasur Covid 19 dhe i është trashur gjaku.

Për gazetarët e Fiksit, pronarja e farmacisë Besa Dogjani, pranoi se farmacistja ka gabuar, dhe falenderon Zotin që fëmija nuk kishte hemorragji.

Prindi shkoi edhe në një farmaci rastësore për të pyetur për injeksionin e dhënë dhe atë të përshkruar. Farmacistja e përlotur vendos duart në kokë dhe thotë ky është gabim fatal./ TCH

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • lida: 06/12/2023 13:46

    gabimi fillon nga mjeku.receta duhet shkruar e qarte me emrin e ilacit.dozen qe eshte 1gr dhe jo40mg,menyren e perdorimit.ketu ne shqiperi gjysma e mjekeve i skruane rec ne arabishtdhe farmacisti duhet ti perktheje ato

    Përgjigju
  • Iris: 06/12/2023 06:40

    Megjithese ne pamje te pare gabimi eshte bere fale nje ngaterese gramatikore nga ngjashmeria e emrave te ilaceve,ky mund te kishte qene fatal per foshnjen.Sa per infermjeren,nuk e kuptoj se perse prindi i femijes bisedon per kete ceshtje me dajen e infermjeres?! C'pune kishte daja kur ne kete mes duhet te ishte vetem spitali ose policia,ose avokatet e paleve?! Prandaj shqipot mbeten gjithemone me gisht ne goje kur vjen puna per drejtesi,aty ku nuk can leku,can daja,motra,kusheriri e miku i mikut!

    Përgjigju
  • Meri: 06/12/2023 01:27

    Kjo është nji tragjedi nga pakujdesia,jo vetëm e farmacistes dhe infermjeres ,por dhe e prinderve.Ilaçet duhen kontrolluar para se të përdoren ,sepse ndodhin edhe gabime të tilla nga farmacistët.Shpresoj dhe uroj që vogëlushi të sherohet sa më shpejt,dhe i uroj gjithë të mirat në jetë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?